Portali Lider ka shkruar se policia në Shkup mbrëmë ndaloi Nafi.A, person i kërkuar nga organet e rendit, që konsiderohet i afërt me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev dhe kryeministrin teknik, Oliver Spasovski.
Sipas këtij portali, personi i prangosur ishte i dënuar me gjashtë muaj dhe se ai po kërkohej edhe për vepra të tjera. Më tej theksohet se Nafi.A është i afërt me udhëheqësinë e LSDM-së dhe se ka kryer edhe aktivitete në kuadër të kësaj partie. Ai është parë në disa raste me krerët më të lartë të kësaj partie.