Libri i Princ Harry thyen rekordin Guinness

Libri i Princ Harry, ‘Spare’ ka arritur një tjetër sukses. Sipas rekordeve botërore të Guinness, ‘Spare’ u bë libri jofiction më i shitur i të gjitha kohërave. Libri, i cili përmban zbulime befasuese për familjen mbretërore britanike, shiti 1.43 milionë kopje në ditën e parë.

Rekordi i mëparshëm për librin jo-fiction që shiti më shumë kopje në ditën e publikimit ishte “A Promised Land” e ish-Presidentit Barack Obama. Ai u botua në vitin 2020 dhe në ditën kur doli në shitje shiti 887,000 kopje, sipas shifrave të Guinness.

Për momentin, botuesi Penguin Random House, përgjegjës për botimin e ‘Spare’, raportoi se libri është tashmë në botimin e dytë, pas një botimi të parë prej dy milionë kopjesh.

Edhe para se të dilte në shitje, kujtimet nga Princi Harry ishte në qendër të vëmendjes për shkak të zbulimeve që përfshin. Harry kohët e fundit pretendoi se ai la jashtë shumë materiale. Ai u shpreh se “Spare” “mund të kishte qenë dy libra” dhe se drafti fillestar i kujtimeve ishte dy herë më i gjatë se ai që përfundoi duke u botuar.

Princi zbuloi gjithashtu se zgjodhi të hiqte disa detaje që shkaktuan marrëdhëniet e tij të tensionuara me babanë , Mbretin Charles III, dhe vëllain e tij, Princin William “sepse nuk mendoj se ata do të më falnin ndonjëherë” nëse do t’i kishte përfshirë ato.