“Librat digjital”, Mickoski: Kulmi i çmendurisë së Milla Carovskës


Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski deklaroi se ai dhe partia e tij do të kundërvihen ashpër propozim/ligjit për librat digjital. Sipas tij kjo paraqet kulmin e çmendurisë së ministres Milla carovska.

“Sa u përket librave digjital, ja, si profesor i rregullt, njeri nëpër duart e të cilit kanë kaluar mijëra student, nuk mund të them asgjë më shumë, përveç asaj se paraqet një çmenduri ky paralajmërim i Milla Carovskës. Unë nuk mund të kuptoj se si mundet një punonjës social dhe ish aktiviste e sektorit joqeveritar, nuk ka ndjenja se në cilat kahje duhet ti drejtoj reformat në arsim. Ne pas çdo ministri po i përjetojmë frustracionet dhe bëjnë në kontinuitet reforma të çmendura, pasojat e të cilave do ti përjetojnë këta fëmijë që po i shohim këtu. Kjo është kulmi i çmendurisë. Nuk e ekziston asnjë shtet ku fëmijët nuk do të kenë mundësi që të kenë në dorë libër, letër në formë të librit”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Mickoski më tej deklaroi se VMRO-DPMNE-ja nuk do të lejoj që këto fëmijë të jenë vi*ktimë e frustracioneve të Carovskës dhe Zaevit. Andaj paralajmëroi se do t’i kundërvihen këtijë propozimi, duke mos përjashtuar edhe bllokimin e Kuvendit.

“Këto fëmijë nuk duhet të jenë viktimë e çmendurisë dhe frustracioneve këtyre politikanëve . Për këtë arsye në si VMRO-DPMNE ashpër do ti kundërvihemi, por shihet qartë se po planifikojnë që ta tërheqin propozimin/ligjin se po shoh që do të bëjnë njëfarë harmonizimi me sekretariatin për Çështje Evropiane dhe do ta kthejnë me flamur evropian, atëherë kjo do të jetë bllokim serioz i Kuvendit. Ashtu që edhe njëherë i paralajmëroj që të mos luajnë me zjarr”, deklaroi Mickoski.