Libero i Resul Sinanit, emisioni që bëri bujë me Labinot Azemin

Çdo kush prej nesh tanimë është i njoftuar rreth emisioneve televizive dhe shumica prej nesh i shohim disa emisione ku shtjellohen tema të ndryshme. Emisioni Libero në ATV, emision ky i redaktorit Resul Sinani, tashmë ndiqet çdo kund duke e pasur parasysh se Resuli njihet si ikonë për mediumet tona shqiptare. Ky emision ka marrë shumë shikueshmëri së fundmi, përcjellë Pa Censurë.

Në emisionin e parafundit Resuli kishte ftuar në emision Labinot Azemin, të cilin e njohim të gjithë. Ne e dimë se Labinoti është mjaft selektiv në dalje televizive por si duket nuk mundi t’i rezistojë ftesës së Resulit. Labinoti foli shumë rreth vetes në atë emision dhe e gjithë ajo histori bëri që ky emision të ndiqet edhe më shumë në rrjetet sociale. Poashtu edhe Resuli është një person i njohur për publikun dhe ai është mjaft i suksesshëm por si duket me Labinotin kishte një interes më të madh e më të gjerë në publik./Pa Censurë