Liam Payne ndahet nga e fejuara, thotë se fajin e ka vetë

As lidhja me modelen Maya Henry-n nuk zgjati shumë për Liam Payne, pasi ai është ndarë sërish. Në një intervistë për Steven Barlett, këngëtari ka konfirmuar se është ndarë nga partnerja e tij pas 10 muajsh fejesë. Kur është pyetur se cili është statusi i tij aktual, ai tha se është beqar. Në fakt Liam ka fajësuar veten për këtë ndarje, duke u shprehur se është ai që i lëndon njerëzit.

“Në këtë mendoj se jam më shumë i zhgënjyer nga vetja ime që vazhdoj të lëndoj njerëzit. Kjo më mërzit. Nuk kam qenë i mirë me lidhjet. Nuk jam shumë i mirë me to, kështu që duhet të punoj me veten time, para se dikush të lidhet me mua.

Në lidhjen e fundit nuk po jepja versionin më të mirë të timin më, nuk po e vlerësoja. Me sinqeritet mund të them se ndihem më mirë jashtë kësaj marrëdhënie. Nuk ndihesha mirë me atë që bëra, por duhej të ndodhte. Duhet ta them se ishte më e mira për të dy ne”, është shprehur ai.
Liam dhe Maya u zhvendosën me njëri-tjetrin gjatë fazës së parë të izolimit dhe thashethemet për ndarje lindën që vitin e shkuar, kur ata të dy nuk u panë më bashkë, madje as në rrjete sociale. Kujtojmë se para disa vitesh, Liam i dha fund Cheryl Cole, me të cilën ka dhe një djalë, Bear.