Lezhë/ Gruaja lind fëmijën në ambulancë, nëna dhe bebi gëzojnë shëndet të plotë

Një grua nga Lezha ka sjellë në jetë fëmijën në ambulancë.

Teksa ishte duke u transportuar për në spitalin Shkodrës nëna e re solli në jetë foshnjën e saj. Për lindjen në ambulancë është asistuar nga mamitë e maternitetit “Zef Zefaj”, Lezhë.

Nëna dhe bebi gëzojnë shëndet të plotë.