Lëvizja Vetëvendosje do të hapë zyrë në Maqedoninë e Veriut


Nga Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në Fejsbuk njoftuan se hapet zyrë e partisë në Maqedoninë e Veriut. Ata njoftojnë se kryetari i partisë Albin Kurti dhe ishministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Glauk Konjufca kanë bashkëbiseduar në platformën Zoom me delegatë të Këshillit të Përgjithshëm të LVV nga Maqedoninë e Veriut.

“Më 13 gusht, kur shënojmë 108 vjetorin e Hasan Prishtinës në Shkup dhe 19 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE (LVV), Albin Kurti së bashku me anëtarin e kryesisë dhe ishministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Glauk Konjufca bashkëbiseduan në platformën Zoom me delegatë të Këshillit të Përgjithshëm të LVV nga Maqedoninë e Veriut thuhet në njoftimin në Fejsbuk. Kurti e Konjufca njoftuan për zhvillimet në Kosovë, e pastaj u diskutua për situatën aktuale politike në Maqedoni të Veriut dhe mundësitë e sfidat e iniciativës së LVV për Qendrën e re të VETËVENDOSJEs atje.“Në këtë kohë pan*demie kur lëvizjet fizike janë të ku*fizuara e tubimet publike të pamundësuara, përmes komunikimit dhe bashkëpunimit online po e tretim distancën”, theksohet në postimin nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje. Portalb.mk