Disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje janë mbledhur sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për të bërë prova për protesta
Këtë e kanë bërë të ditur vetë aktivistët e VV’së në grupin ”meKryeministrin” në Facebook, grup ky i cili përkrah kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe ka mbi 310 mijë përdorues.
Ata kanë publikuar foto dhe video nga sheshi “Skënderbeu” në kryeqytet, ku kanë shkruar se po bëjnë prova për protesta.
Ndërkohë qytetarët që kanë dalë në shesh shihen se janë të pajisur me mjete mbrojtëse si dorëza dhe maska.
Ata po ashtu janë kujdesur që të mbajnë distancën në mes vete.
Protestat e përkrahësve VV’së janë paralajmëruar pas mandatimit të Avdullah Hotit për kryeministër, ndërkaq partia e Kurtit po pret që Gjykata Kushtetuese të dalë me një me një vendim rreth çështjes së mandatarit