Lëvizja Populli e Zejdi Rexhepit futet në Qeveri, Onur Ali zgjidhet zv.ministër i Kulturës


Me 65 vota “pro”, 3 “kundër” dhe asnjë “të përmbajtur” u votua Qeveria teknike dhe si rrjedhojë edhe kryeministri teknik Talat Xhaferi dhe ministrat tjerë.

Përveç emërimit të kryeministrit të parë shqiptar, Talat Xhaferi dhe ministrat tjerë të qeverisë teknike, sot në Kuvend gjithashtu për zëvendës ministër të Kulturës, u zgjodh kuadri i Lëvizjes Populli, njëherazi edhe kryetar i degës Çair nga kjo parti, Onur Ali.

Përzgjedhjen për zëvendës ministër të Kulturës, Ali e ka njoftuar përmes rrjetit të tij social facebook duke shkruar:

Të nderuar miq e familjarë, të nderuar qytetarë

Nga sot me propozim të Lëvizja POPULLI dhe me vendim të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, u emërova Zëvendësministër i Ministrisë së Kulturës.

Dua të shpreh falënderim kryetarit të Lëvizja POPULLI z. Skender Rexhepi – Zejdi, antarësisë së ngushtë dhe të gjithë atyre që ma dhanë mbështetjen dhe besimin që ti përfaqësoj vlerat dhe programin partiak në ekzekutivin e Qeverisë.

Zotohem që do ti qëndroj besnik ndershmërisë dhe vlerave të Lëvizjes sonë dhe detyrën do ta kryej me shumë kujdes, duke qenë i hapur për të gjithë qytetarët në përgjithësi me shërbime profesionale.
I juaji,
Onur Ali