Lëvizja Ilirida: Hapni pikat kufitare ose do të përballeni me protesta

Lëvizja Ilirida ka bërë thirrje që urgjentisht Maqedonia e Veriut të hap kufirin me Kosovën, sepse pëndryshe do të organizohen protesta. “Hapja e kufirit me R.Kosovës u shëndrua në pritje të Godosë. Ky maltretim i qytetarëve dual në sipërfaqe se qenka i planifikuar nga ana e dy qeverive të R. Kosovë dhe R.M.V.

Informatat se së shpejti do hapet kufiri pa test PCR, u shëndrua në humbje të durimin normal tek qytetarë e dy anëve,pasi që dita ditës dalin informata,nga ministrat se gjoja une jam për e ai jo.Që na jepë të kuptojmë se nuk qëndron shkaku te izolimi por qenkan kapricet,dhe përplasjet në koalicionin qeveritar.Inatet i paguejnë qytetarë e gjorë,të cilëve u është marë e drejta e takimit me familjet e ndara matanë kufirit,regjistrimi i studentëve,si dhe punët afariste në mes qyteteve kufitare.

Nëse mbyllen kufijtë ajo do ishte gjenerale për të gjithë pikat kufitare,e jo selektive,virusi nuk njeh etnitet dhe shtet të gjithë i sulmon njejtë, e jo si qasja politike e qeverive me metoda selektive, të ndikojnë mbi qytetarët.Edhe nga informatat që komunikohen nga shtabi i emergjencës së Kosovës, atje është numri shumë më i ulët i infektimeve se sa te na”, thekson Lëvizja Ilirida.

Lëvizja Ilirida nuk pajtohet me masat selektive,dhe nuk e pranon ndarjen emocionale me familjet,nga dy anët,mallzimi ka kaluar në prishjen e ndjenjave psiqike tek njerëzit e ndarë.

“Prandaj apelojmë që sa më parë të hapen kufijt,se përndryshe do e ftojmë popullatën,antarsinë,simpatizantët që të ngrihemi në protesta me mënyrën demokratike që të japim mesazhin faktorit të brendshëm dhe ati të jashtëm,se qeveritë e dy vendeve i kanë tajkaluar masat e regjimit izolues,dhe se shërbehen me metoda mesjetare. Protestat do i mbajmë në pikat e përfolura”, thuhet në reagim.