Lëvizja ‘Boll Më’ ak*uzon EVN-në për diskr*iminim

Lëvizja “ Boll më” ka ak*uzuar EVN se që 11 vite diskr*iminon qytetarët në baza nacionale. Sipas tyre tek konsumatorët shqiptarë orëmatës janë të vendosur jashtë oborrit, ndërsa tek ata maqedonas ndodhen brenda oborrit të tyre. Ak*uzat e tyre i kanë ilustruar edhe me tre video të bëra në një rrugë të banuar vetëm me shqiptarë, një vetëm me maqedonas dhe një ku banojnë disa komunitete. Pjesëtaret e kësaj Lëvizje thonë se herë pas herë ka pasur raste kur orëmatësi e konsumatorëve shqiptarë, që EVN i ka vendosur jashtë pronës së tyre, janë dë*mtuar nga persona të panjohur. Dë*mi gjithmonë i është faturuar personit në emrin e të cilit figuron ai sahat matës, thotë Krenar Osmani.

Ne i marrim si shembull tre rrugë të Tetovës, por si këto kemi qindra raste në çdo qytet, në Kumanovë, Çair, Gostivar, Tetovë, Kërçovë, Strugë, Dibër. Diskr*iminim në pikë të diellit, ditë e m’drekë. Diskr*iminim, i cili bëhet nga EVN-ja, por me lejen e Zaevit dhe KRRE-së. Si ka mundësi të që të bëhet ky st*igmatizim kolektiv, da*mkosje kolektive e shqiptarëve në shekullin 21?! Domethënë këta e bëjnë shk*eljen e Kushtetutës me dy këmbë – tha Krenar Osmani- Lëvizja “Boll më”.

Osmani tha se video dëshmia e tyre do të shërbejë si provë, pasi paralajmëruan Padi Pe*nale ndaj EVN-së, KRRE-së dhe kryeministrit Zaev. Ndërsa kërkuan nga Prokuroria të reagojë pas prezantimit të kësaj prove. Kërkuam qëndrim edhe nga EVN-ja, por deri në këtë edicion informativ nuk patëm përgjigje.