Lëvizja Besa zgjodhi kryetarin e degës së Kërçovës


Lëvizja Besa ka zgjedhur sot kryetarin e degës së Kërçovës.

Kryetar është zgjedhur Agim Sadiku.

Kuvendin e udhëhoqi kryetari i Komisionit për organizimin e Kongresit, Abdush Demiri, ndërsa fjalë rastin për të përshëndetur punimet e degës, mbajtën sekretari organizativ, Adnan Azizi, anëtari i komisionit Fatmir Limani si dhe kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.