Lëvizja BESA zgjodhi kryetaren e Forumit të Gruas, ja kush është


KOMUNIKATË

Lëvizja BESA sonte në Shkup mbajti Konventën Qendrore të Forumit të Gruas dhe kështu u rrumbullaksua edhe një proces i brendshëm mjaft i rëndësishëm. Pas themelimit të degëve rajonale, sonte kuvendaret e zgjodhën kryetaren e re të Forumit të Gruas të Lëvizjes BESA. Me shumicë votash besimi ju dha znj.Melinda Rashidi, e cila do t’ju prijë grave të Lëvizjes BESA.

Të gjithë të zgjedhurve në këtë konventë, i urojmë suksese në përgjegjësitë e tyre. Lëvizja BESA çdoherë ka çmuar gruan dhe e konsideron se gruaja ka rol të rëndësishëm në politikë por edhe brenda subjektit.