Lëvizja Besa vendosi për datën e Kongresit

KOMUNIKATË
Sonte u mbajt mbledhja e Kuvendit Qendror të partisë ku diskutua rreth raportit të Shtabit Qendror për zgjedhjet lokale të vitit 2021, ku Lëvizja BESA si subjekt politik arriti të fitojë në dy komuna dhe të grumbullojë rreth 26.000 vota me çka i përmbushi objektivat e përcaktuara nga Shtabi Qendror Zgjedhor.

Po ashtu, Kuvendi Qendror në mbledhjen e sotme miratoi edhe vendimin për mbajtjen e Kongresit të dytë me datë 05.03.2022. Po ashtu u zgjodh edhe komisioni për organizimin e kongresit në përbërje: Abdush Demiri, Adnan Azizi dhe Arjanit Hoxha.
Lëvizja BESA – 26.01.2022