Levizja “BESA”: “Vendimi i qeverisë për ndriçimin publik, tendencioz”

Levizja “Besa” është e indinjuar nga vendimi i fundit i Qeverisë me të cilën ua ndalon komunave të themelojnë Ndërmarrje Publike për Ndriçimin Publik. Nga kjo parti vlerësojnë se ky vendim është politik, pasi që u mohon komunave që udhëhiqen nga opozita që të menaxhojnë me ndriçimin public, në mënyrë efikase dhe në shërbim të qytetarëve. Kryetari i komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu, thotë se pasi që taksa për ndriçim publik që e paguajnë qytetarët është fikse, është e pamundur që komuat të mbulojnë harxhimet e energjisë elektrike, nëse ata i detyron që energjinë ta sigurojnë në tregun e lire, ku çmimet janë shumëfishuar.

“Është tendecioz qëndrimi i qeverisë se komunat do ta keqpërdorin themelimin e ndërrmarjeve publike, sepse shumë mirë dihet se pushteti qendror jo vetëm që ka dështuar me masat e ndërmarra në drejtim të zbutjes së pasojave nga kriza energjetike, po me këtë vendim tenton që edhe komunave t’ua pamundësoj që të ju shërbejnë qytetarëve. Lëvizja BESA do të informojë të gjithë institucionet relevante dhe përfaqësitë diplomatike për këtë vendim arbitrar dhe politik të Qeverisë së RMV-së.”, tha Blerim Sejdiu, kryetar i komunës së Zhelinës.