Lëvizja BESA me në krye kryetarin e saj Bilall Kasami dhe funksionarë të tjerë kanë qëndruar sonte në komunën e Sarajit më konkretisht në fshatrat Llokë dhe Krushopek për të folur mbi aktualitetin politik në vend dhe për të ndëgjuar nga afër hallet dhe problematikat e tyre. Qindra qytetatë kanë mirëpritur Kasamin duke i parë edbe fotografit të postuara në rrjetin social Facebook nga kandidati për kryetar komune të kësab partie Hasim Murtezani. Rikujtojm që, takimet e tilla Besa i ka zhvilluar në shumë vendbanime, ndërsa paralel me to takime të tilla ka bërë BDI e Ali Ahmetit dhe ajo e Izet Mexhitit dhe Musa Xhaferrit.
Vlen të theksohet se mbrëmë, Lëvizja BESA mbajti konventën themeluese të Forumit të Gruas në Shkup, ku kishte një pjesmarrje jashtëzakonisht të madhe.