Lëvizja Besa: U vërtetua se kjo Qeveri nuk ka stabilitet

Lëvizja BESA me anë të një komunikate ka reaguar ndaj Qeverisë, duke theksuar se ajo nuk është stabile dhe dita ditës po shterret.

Ja komunikata e plotë e Lëvizje Besa:

“Ditë më parë ishim dëshmitar të dridhjeve të radhës të këmbëve të kristalta të kësaj Qeverie, për të cilën Lëvizja BESA po paralajmëron tash e ca kohë. Por, kësaj radhë, dëgjuan një muzikalitet banal nga ana e kryeministrit. Një melankoli pseudo-politike, të cilës për pak sa nuk i besuam. Kjo Qeveri qenka Stabile!!

Dhe kjo deklaratë e kryeministrit Kovaçevski vjen pikërisht në momentin kur dy partitë siç është PRD dhe Dinjiteti po dalin nga kjo përbërje Qeveritare. Por edhe përkundër kësaj, Kovaçevski dje bëri përpjekje për të bindur opinionin se Qeveria qenka stabile. Që kjo budallaki të jetë edhe më e madhe, Kovaçevski del e thotë se zgjedhje të parakohshme nuk ka nevojë kur Qeveria është stabile!

A thua për cilën Qeveri flet kryeministri dhe për cilin stabilitet, kur stabiliteti i vetë atij si politikan në partinë e tij, po i lëkundet edhe atë në masë të madhe, saqë para ca ditësh, duke mos gjetur përkrahje nga vetë deputetët e tij për ndryshimet kushtetuese dhe votimin e Ligjeve të famshme për korridoret, ai shkroi me dorën e tij dorëheqjen.

Përse nuk del Kovaçevski të flet në opinion për këtë gje dhe përse, kjo dorëheqje iu hoq nga ana e aleatëve të tij në krim, deputetëve të BDI-së, të cilët e mbrojtën aq shumë Kovaçevskin, vetëm e vetëm mos shkohet në zgjedhje, sepse e dinë se çka i pret. A thua edhe sa kohë do keqpërdorni jo vetëm popullatën që ju votoi, por edhe Evropën dhe Amerikën pa të cilët ky shtet s`ia del dot, duke vënë yllin e Evropës, në çdo Ligj që është në interes të krimeve politike të kësaj Qeverie.

Dhe si pa të keq, sërish dilni dhe mbroni këtë krim të bërë dhe keni sy e faqe madje që t`iu dilni para syve edhe atyre të cilët i tradhtoni duke ua keqpërdorur edhe emrin. Sikur ky koalicion krimi mes BDI-së dhe LSDM-së të mos mjaftonte, ditë më parë, me deklaratë mbrojtëse dhe në emër të rrugës së Maqedonisë drejt Evropës, doli e na mbajti ligjërata edhe Elmi Aziri! Për cilën Qeveri flet Elmi Aziri, për atë që deri dje e quante Qeveri e krimit dhe korrupsionit. Për cilën rrugë Evropiane flet Elmi Aziri, a harroi se deri dje gurë e drunj hidhte mbi Qeverinë e cila sipas tij nuk ia dilte dot ta bëj shtetin si duhet e jo më të na anëtarësoj në BE. E nderuar popullatë, klani i kriminelëve dhe keqbërësve në këtë Qeveri nuk dinë gjë tjetër përveç të harxhojnë para të majme për sondazhe fallco dhe financime pëlqimesh nëpër Fejsbook, andaj, kërkojmë që kjo qeveri e paaftë të shpall zgjedhjet e parakohshme sa më shpejtë, sepse popullata për dalim prej kësaj Qeverie, vërtetë do që të i bashkëngjitet Evropës dhe vlerave njerëzore, ndërsa ju doni vetëm korrupsionin, krimin dhe shpërnguljen e kësaj popullate nga e keqja që po trashet dita ditës”