Lëvizja BESA: Ristrukturimi i strukturave vazhdon!

Në prani të kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami nënkryetarit Abdush Demiri si dhe sekrerarit organizativ, Adnan Azizi u ristrukturua nëndega “Teteks 2” në Tetovë. Gjithashtu në prani të ministrit, njëherit edhe sekretarit gjeneral, Arjanit Hoxha, deputetit dhe nënkryetarit të partisë Kastriot Rexhepi si dhe anëtarit të kryesisë qendrore, Sedat Ramadani u zgjodhën strukturat e reja të nëndegës “Dizhon” në Shkup.

Procesi i freskimit të të gjitha strukturave brendapartiake, Lëvizjen BESA po e dërgon drejt suksesit të radhës në zgjedhjet lokale.
Vazhdojmë fuqishëm!