Lëvizja Besa reagon pas vendimit për “Monstrën”: Nevojiten reforma të menjëhershme në gjyqësor

Partia që është pjesë e pushtetit Lëvizja Besa përmes një komunikate ka reaguar pas vendimit të sotëm të Gjykatës Penale për rastin “Monstra”. Nga kjo parti thonë rasti është i montuar dhe kërkojnë reforma në gjyqësorë.

“Për fat të keq gjyqësori ka humbur kredibilitetin deri në atë masë sa gjithçka që sillet si vendim është gjenerator kryesor i pakënaqësive.

Duke kuptuar ndjeshmërinë e rastit në fjalë dhe publicitetin gjatë këtyre viteve si dhe gjitha indikacionet se kemi të bëjmë me një rast të montuar dëshmon nevojën e menjëherëshme për reforma në gjyqësor dhe ndërtimin e një sistemi kredibil. Urojmë që instancat më të larta gjyqësore të sjellin vendime më të drejta dhe mos të lejohet që në bu*rg të vuajnë njerëz të pafajshëm ndërsa kri*minelët e vërtetë të shëtiten të lirë.” thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa.