Lëvizja BESA: Qeveria proklamohet si proevropiane, ndërsa pazarin e ndan me kompani proruse

Qeveria aktuale LSDM-BDI-ASH pas shumë skandaleve dhe aferave korruptive tash më ka hedhur hapin e radhës drejt një skandali me përmasa të mëdha, edhe atë, duke lejuar që një pronar firme i cili pikërisht për mashtrim disa milionësh ka vendim aktiv për burgim, kurse dyshja Grubi-Kovaçevski sjellin me nënshkrimin e tyre sjellin kompaninë “Evro Konsalting” të mbykëqyr ndërtimet e “Bektel dhe Enka” për korridorin 8 dhe 10D

E që kjo fatkeqësi të jetë edhe më e madhe, para mediave përveç shefave të tyre Grubit e Kovaçevskit, në mbrojtje të kësaj firme dhe pronarit kontrovers të saj, e me dosje kriminale, Branisllav Dimitrieviq, ka dalur edhe Ministri i transportit Boçvarski, por edhe Ejup Rustemi i rrugëve të Maqedonisë, i cili iu shmanget pyetjeve të gazetarëve për dosjen kriminale të Dimtrieviqit, dhe duke u shprehur publikisht se kjo nuk ka rëndësi, por rëndësi ka që korridori në fjalë të bëhet sa më shpejtë.

Pyesim publikisht meqë kjo kompani me kapital rus dhe me pronar me dosje kriminale, ka marrë pjesë në rreth 250 projekte në vendin tonë, në mullirin e kujt po e çon ujin kjo Qeveri që proklamohet si pro evropiane, ndërsa pazarin e ndan me kompani pro ruse dhe drejtues kriminel të tyre. Përse deri më tani, komisioni për antikorrupsion nuk ka ngritur hetim mbi ndarjen e këtij tenderi, sidomos pas ndryshimit të rregullit nga ana e Qeverisë se, në këtë tender, mund të konkurrojnë edhe kompani me saldo negative vjetore.