Lëvizja Besa përmes një komunikate me shkrim thotë se si çdo sezonë jemi duke ndjekur me vëmendje malltretimet që ju bëhen bashkëvendasëve të cilët rikthehen në vendlindje, pritjet e gjata nëpër kufijtë e vendit nuk i kanë hije një vendi që pretendon të jetë pjesë e familjes së madhe evropiane. I njëjti regjim bëhet gati çdo vjet ndaj mërgatës tonë, ata të cilët më financat e tyre harxhojnë paratë e tyre në vendlindje, nga koha e tyre e çmuar ata kthehen në vendin e tyre për të kaluar momente më familjarët e tyre.
Pushteti edhe njëherë tregon qasjen dhe respektin që ka ndaj mërgatës sonë, prandaj edhe kjo qasje është e papranushmë për Lëvizjen BESA, ku ne si parti opozitare së shpejti do bëjmë një aksion simbolik në përkrahje të mërgatës tonë të cilët duket se nuk e marrin mirëseardhjen e merituar.
Mërgata shqiptare drejtpërsëdrejti ndikon në mirëqenien dhe të hyrat e vendit, shpenzimët që ata bëjnë shihen edhe të gjallërimi i bizneseve dhe veprimtarisë së qytetarëve.
Ne si Lëvizja BESA ju bëjmë APEL autoriteteve që të ndikojnë me urgjencë deri te pika e kontrollit kufitar dhe doganor që të veprojnë me efikasitet dhe secili mërgimtar të trajtohet ngjajshëm sikur është familjar i tyre.
Mërgata mbetet detyrim i çdo qytetari në të gjitha perihdhët e vitit dhe subjekti ynë nuk do të qëndrojë duarkryç në situata të këtilla. Do të bëjmë të pamundurën që t’u lehtësojmë rrugëtimin në kuadër të kushteve dhe mundësive që kemi.