Lëvizja BESA: Nisja e negociatave për antarësim në BE të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë,moment historik

Ëndrra për t’u bërë pjesë e BE-së po bëhet gati realitet për vendin tonë dhe për Shqipërinë. Sot, Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian solli vendim për hapjen e negociatave për antarsim në Bashkimin Evropian. Ky është lajm shumë i mirë për të gjithë qytetarët e dy vendeve fqinje, sepse dal ngadal por sigurt janë duke realizuar synimin për arritjen e vlerave Evropiane, vlera këto që kanë për qëllim barazinë e plotë, drejtësinë jo selektive si dhe ekonominë e fuqishme.

Si Lëvizje BESA përshëndesim këtë vendim historik dhe jemi krenar që edhe ne si subjekt politik, kontribuam në përmbushjen e kritereve politike që e dërgojnë vendin drejt një të ardhme më të mirë, siç është Bashkimi Evropian. Gjithashtu, si subjekt politik me politikat konsistente dëshmuam se orientimi jonë i vetëm dhe pa opcion tjetër është integrimi në Bashkimin Evropian dhe çdo devijim tjetër do të ishte i dëmshëm për shoqërinë dhe vendin.