Lëvizja Besa merr dhjetë drejtoritë e para, priten edhe shumë tjera

Agjencia për Komunikime Elektronike –AEK, Agjencia për ilaçe dhe Avokati shtetëror, janë vetim disa nga 10 drejtoritë të cilat do t’i udhëheq Lëvizja BESA, në kuadër të marrëveshjes për zgjerimin e shumicës parlamentare. Pas Ministrisë së Kulturës dhe postit të sekretarit shtetëror në Ministrinë e Drejtësisë, në kuadër të rekonstruimit të Qeverisë, Lëvizja BESA do të udhëheq edhe me këto drejtori:

Agjencia për ilaçe.
Agjencia për Komunikime Elektronike -AEK
Këshilli për Radiodifuzion
Avokati shtetëror
Inspektorati Shtetëror për Urbanizëm
N.P. Hekurudhat-Transport
Klinika e Transfuziologjisë
Qendra për punë Sociale-Shkup
Enti Shtetëror për fëmijët me aftësi të kufizuara, Si dhe
10 Një klinikë tjetër e cila shumë shpejt do bëhet e ditur.

Zëdhënësi i Lëvizjes BESA, Orhan Murtezani theksoi se kjo nuk është lista finale e institucioneve që do të udhëhiqen nga Lëvizja BESA dhe se bisedimet po vazhdojnë edhe më tej për përfaqësim të kësaj partie edhe në eshallone tjera të pushtetit.

Pas vendimit të Qeverisë që të zgjerojë shumicën parlamentare pjesë e kësaj shumice u bë edhe Lëvizja BESA. Në qershor të këtij viti u bë rekonstruimi i Qeverisë në kuadër të së cilës Lëvizja BESA e mori Ministrinë e Kulturës dhe postin e sekretarit shtetëror në Ministrinë e Drejtësisë.