Lëvizja Besa me dy kryetarë komunash dhe me një deputet më pak

Lëvizja Besa do të mbesë me një deputet më pak për shkak se në rrethin e dytë në zgjedhjet lokale në Tetovë, kryetari i partisë, Bilall Kasami u zgjodh si kryetar komune.
Kasami së shpejti pritet ta merr funksionin e kryetarit të komunës dhe automatikisht i ndalon mandati i tij i deputetit, ndërsa partia e tij nga katër deputetë, do të ketë vetëm tre..

Në vend të tij, deputet do të emërohet Dragoljub Filipovski nga LSDM nga lista e koalicionit “Mundemi” në njësinë e gjashtë zgjedhore ku bartës i kësaj liste ishte pikërisht Kasami.
Ndryshe, Kasami edhe gjatë vitit 2017 ishte në garë për kryetar komune në Tetovë me të njëjtën kohë, por atë vit nuk arriti të jetë i pari i komunës.