Lëvizja BESA: Marrëveshja Kosovë – Serbi, hap i rëndësishëm i cili do t’i kontribuoj paqes rajonale

Lëvizja BESA: Marrëveshja Kosovë – Serbi do t’i shërbej stabilitetit rajonal
Pas mosmarrëveshjeve në mes R. Kosovës dhe R. Serbisë, nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të kryesuar nga Presidenti Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë u nënshkrua Marrëveshja në mes dy vendeve, marrëveshje kjo e cila do të mundësoj normalizimin e raporteve si dy shtete fqinje.
Ky është një hap i rëndësishëm i cili do t’i kontribuoj paqes rajonale për t’ju dhënë fund problemeve shumë vjeçare.

Urojmë që kjo marrëveshje me bazë ekonomike të shërbej për zhvillimin ekonomik, investime që do ta përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve, por mbi të gjitha do t’i shërbejë paqes në rajon.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjithnjë kanë qenë aleatët tanë strategjik, që janë kujdesur për normalizimin e raporteve në mes vendeve në rajon.
Lëvizja BESA
05.09.2020