Nga Lëvizja Besa sot përmes një komunikate kanë përshëndetur vendimin e përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë për nënshkrimin e marrëveshjes për heqjen e kufirit ndërmjet dy vendeve.
Nga kjo parti kërkojnë që shembulli i tillë të ndiqet edhe nga Maqedonia e Veriut.“Lëvizja e lirë dhe heqja e kufirit duhet të jetë shembull i integrimit rajonal dhe shembulli i këtillë, si i Kosovës dhe Shqipërisë, duhet të ndiqet dhe të implementohet edhe nga Republika e Maqedonisë së Veriut.
Lëvizja BESA konsideron se një marrëveshje e këtillë në mes të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe vendeve fqinje do të kontribuojë në mirëqenien ekonomike dhe do të ketë impakt pozitiv drejt integrimit të vendit në BE”, thonë nga Lëvizja Besa.
Në Elbasan të Shqipërisë u mbajt sot mbledhja e rregullt e dy qeverive shqiptare, të Kosovës dhe Shqipërisë, ndërsa pas mbledhjes u nënshkruan 13 marrëveshje.