Lëvizja Besa: Korrupsioni, fytyra e BDI-së dhe LSDM-së

Të nderuar qytetarë,

Të nderuara media,

Korrupsioni dhe keqpërdorimi i gjyqësorit, mbeten fytyra e vërtetë e pushtetit të udhëhequr nga BDI dhe LSDM. Sado që ky pushtet përpiqet të mashtroj qytetarët me maskën e të ashtuquajturin “Fronti Europian”, institucionet vendase por edhe ato ndërkombëtare për çdo ditë i’a heqin këtë maskë dhe i’a shfaqin fytyrën e vërtetë. Pra i’a nxjerrin në shesh korrupsionin.

Raporti i “Transparency international” i’a dha edhe një grusht, BDI-së dhe partnerit të saj LSDM. Imagjinoni, në renditjen e Indeksit për Perceptimin e Korrupsionit, Maqedonia është në vendin e 76-të dhe qëndron bashkë me Hungarinë, Moldavinë, Trinidadi dhe Tobagos si dhe me Burkina Fasos. Po e njëjta organizatë, sqaron se pikërisht deputetët e pushtetit, i ndihmojnë Qeverisë që të rrisë edhe më tepër korrupsionin, duke i theksuar ndryshimet në Kodin penal, të bëra vititn e kaluar, të cilat ulin kohën e vjetërsimit të lëndëve gjyqësore. Me pak fjalë, kjo është BDI-ja, kjo është LSDM-së dhe ky është pushteti, i cili nuk do të mbahet mend për investime në infrastrukturë, në arsim, në zhvillim ekonomik, por do të mbes në histori si pushteti i krimit dhe korrupsionit.

Por fundi do tu vijë së shpejti, 8 maji po afrohet dhe këtij pushteti nuk do i bëjnë punë maskat me të cilat përpiqen ta mbulojnë fytyrën e korruptuar të tyre, pasi ato maska u kanë rënë moti dhe qytetarët do i dënojnë me dorën e tyre!

Ju Faleminderit.

HASIM MURTEZANI, Lëvizja BESA

31.01.2024