Levizja BESA: “Apelojmë pushtetin LSDM-BDI të mos bëjnë presion”

Lëvizja BESA sot ka mbajtur mbledhjen e radhës të Kryesisë Qendrore të partisë. Në këtë mbledhje u rikonfirmua pozicioni politik i kësaj partie pasiqë nga zgjedhjet e fundit lokale janë përmbushur objektivat e vendosura si, Komuna e Tetovës dhe e Zhelinës, njofton Pa Censurë.
Gjithashtu Lëvizja BESA shpreh shqetsimin e saj se me metodat e përdorura nga BDI si pjesë e pushtetit dhe heshturazi të aprovuara nga LSDM, është cënuar liria e votës dhe demokracia në vend, dhe bëjnë apel pushtetit aktual LSDM-BDI që urgjentisht të ndërpresin presionin me të gjitha format e mundshme që po ushtrojnë ndaj deputetëve të Lëvizjes BESA./Pa Censurë
Ky është postimi i plotë nga Lëvizja BESA:

KOMUNIKATË
Lëvizja BESA sot mbajti mbledhjen e rradhës të Kryesisë Qendrore të partisë. Në këtë mbledhje të kryesisë u rikonfirmua pozicioni politik i Lëvizjes BESA se nga zgjedhjet e fundit lokale janë përmbushur objektivat e vendosura si janë fitorja në Komunën e Tetovës dhe Komunën e Zhelinës, poashtu me rreth 26.000 votat e fituara në zgjedhjet lokale rikonfirmoi edhe peshën politike të mandateve të deputetëve të fituara në zgjedhjet e vitit 2020.
Lëvizja BESA edhe njëherë shpreh shqetsimin e saj se me metodat e përdorura nga BDI si pjesë e pushtetit dhe heshturazi të aprovuara nga LSDM, është cënuar liria e votës dhe demokracia në vend.

Poashtu i bëjmë apel pushtetit aktual LSDM-BDI që urgjentisht të ndërpresin presionin me të gjitha format e mundshme që po ushtrojnë ndaj deputetëve të Lëvizjes BESA. Për këtë çështje kemi njoftuar edhe faktorin ndërkombëtar në vend. Veprimet për cënim të integritetit profesional të deputetëve dhe presioni që po ushtrohet ndaj tyre është edhe një dëshmi se demokracia dhe veprimi i lirë politik në Maqedoninë e Veriut po vendohet në rrezik.

Lëvizja BESA edhe njëherë riafirmon orientimin e saj në proceset euro-integruese duke llogaritur se antarsimi në BE është opcioni i vetëm i të ardhmes së Maqedonisë së Veriut.
Antarsimi në NATO garanton sigurinë e vendit dhe partneriteti i vazhdueshëm me SHBA dhe BE siguron të ardhmen pro-perëndimore të Maqedonisë së Veriut.
Lëvizja BESA do vazhdojë rrugëtimin politik për drejtësi dhe demokraci si dhe për heqjen e BDI-së nga forca e pushtetit apsolut, dhe në këtë drejtim do bashkëpunojmë me të gjithë subjektet politike të cilat ndajnë të njejtat vlera dhe synime.