Lëvizja “Anti-Bixhoz”: Jemi ndryshe nga “Asociacioni i Bastoreve”, ata po derdhin lot krokodili (VIDEO)

Jeni me të bardhen ose me të zezën, kjo është pyetja e Lëvizjes “Anti-Bixhoz” për deputetët e Maqedonisë të cilëve gjithashtu ju bënë me dije se rrugë të mesme nuk ka.

Nga Lëvizja “Anti-Bixhoz”, thanë se duhet të bëhet dallimi mes Lëvizjes “Anti-Bixhoz” dhe “Asociacionit të Bastoreve” dhe u apeluan institucioneve që të bëjnë dislokimin e lojërave të fatit. Sipas tyre, këto janë dy çështje jetike.

“Lëvizja “Anti-Bixhoz”, dallon shumë nga “Asociacionit të Bastoreve”. Derisa ne kërkojmë dislokimin e objekteve të lojërave të fatit, tre kilometra larg vendbanimeve, ata kërkojnë vërshim të objekteve të tilla ku klientët kryesisht janë fëmijët dhe prindërit e dëshpëruar. Ata shtiren kinse mërziten për 7.700 të punësuar harrojnë për 1 milion të tjerë pa fije shprese për jetë të cilët kanë ngelë rrugëve sat ë mjerë janë”, thonë nga Lëvizja “Anti-Bixhoz”.

Nga atje shtojnë se dje nga “Asociacionit të Bastoreve”, kanë derdhur lot krokodili që të ngelin nëpër pozitat që janë.