”Levicës” i pengon flamuri shqiptar në Forinë të Gostivarit

Partia opozitare maqedonase ”Levica” së fundmi ka reaguar se pse në Forinë të Gostivaret është vendosur flamur gjigand 10 metra, e afër tij asnjë i Maqedonisë së Veriut, raporton KlanMacedonia.

Ja reagimi i plotë:

Në fshatin Forinë të Gostivarit, ku është edhe vendlindja e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, në sheshin e fshatit është vendosur një flamur shqiptar prej së paku 10 metra – në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin për përdorimin e flamujve të komuniteteve në Republikën e Maqedonisë.

Gjegjësisht, bëhet fjalë për një flamur shqiptar të ekspozuar në mënyrë të pavarur në qendër të fshatit. Forinë, pa u vendosur pranë tij flamuri i Maqedonisë, siç parashihet me Ligjin për përdorimin e flamujve të komuniteteve në Republikën e Maqedonisë.

Sipas nenit. 5 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, simbolet shtetërore të Republikës së Maqedonisë janë: stema, flamuri dhe himni.

Sipas Ligjit për përdorimin e flamujve të bashkësive në Republikën e Maqedonisë, me rastin e vendosjes së flamurit të bashkësive tjera etnike në sheshe dhe vende të tjera publike, duhet të vendoset edhe flamuri i Republikës së Maqedonisë.

Shfaqja vetëm e flamurit shqiptar, pa i bashkangjitur flamuri maqedonas, në përputhje me dispozitat e ligjit të lartpërmendur, është vepër penale.

Po ashtu, ky veprim i pushtetit vendor është dëshmi e paligjshmërisë që mbizotëron në këtë vend dhe një lloj provokimi për të nxitur tensionet etnike, thuhet në komunikatën e Levicës, transmeton KlanMacedonia.