Levica dorëzon në Kuvend nismën për referendum

Pas mbledhjes së 750 nënshkrimeve, lideri i partisë “E majta” ka dorëzuar sot në Kuvend iniciativën për mbajtjen e referendumit në lidhje me propozimin francez. Lideri i partisë, Dimitar Apasiev tha se, pyetja e referendumit që propozojnë është juridikisht korrekte dhe nuk pret të ketë obstruksione nga ana e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, në të kundërtën ai paralajmëroi bllokad të tërësishme të Kuvendit.

“Pyetja për të cilën propozohet shpallja e referendumit është “A jeni për vazhdimin e negociatave me BE-në, me pranimin e konkluzioneve të Kuvendit të 16 korrikut 2022. Vlerësojmë se një pyetje e këtillë e formuluar ndershëm, është juridikisht korrekte dhe e qëndrueshme dhe nuk presim pengesa në rrjedhën e mëtejme të procedurës” – deklaron Dimitar Apasiev, kryetar i partisë ”E Majta”.

Deputeti i LSDM-së, Nenaq Kociq, duke komentuar iniciativën e “Të majtës”, tha se kjo dëshmon që kjo parti dhe VMRO, dëshirojnë të pengojnë integrimet e vendit në BE.

“Ajo që e di është se, në këtë Kuvend shumica, dhe ne si LSDM, votoi për mbrojtjen e gjuhës, identitetit dhe kulturës maqedonase në procesin e negociatave. Po bëhet e qartë se, gjithçka çfarë bëjnë Mickoski dhe Apasiev është që të pengohet rruga jonë drejt Bashkimit Evropian. Nuk ka tjetër dëshirë dhe qëllim” – tha Nenad Kociq, deputet i LSDM-së.

Iniciatiava e “Të majtës” vjen pasi, kryeparlamentari, Talat Xhaferi muajin e kaluar refuzoi iniciativën e VMRO – DPMNE-së për referendum, për shfuqizim të marrëveshjes me Bullgarinë. Arsyetimi i Xhaferit ishte se, iniciativa nuk është në përputhje me Kushtetutën, pasi marrëveshjet ndërkombëtare që ratifikohen nuk mund të ndryshohen me ligj. /KlanMacedonia/