Letrat nga kampi në Siri: Fëmijët shqiptarë po rrëm*behen

Fëmijët shqiptarë të mbetur në kampin Al-Hawl në Siri po rrëm*behen nga çadrat.
Për rikthimin e tyre autoritetet shqiptare nuk kanë marrë asnjë iniciativë konkrete ndërsa situatën alarmante e shprehin vetë nënat në kamp nëpërmjet 3 letrave të dërguara në redaksinë e A2.
Fëmijët e moshave 11 vjeç e sipër po rrëm*behen nga brendësia e kampit nga ushtarët kurdë ndërsa askush nuk ka informacion se përse po ndodh diçka e tillë apo dhe ku dërgohen.