Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar letrat e urimit që i ka marrë dhe po vazhdon t’i marrë kreu i kësaj partie, Albin Kurti nga udhëheqës shtetëror pas fitores në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Mes tyre është publikuar edhe letra që Kurti ka marrë nga kryeministri shqiptar, Edi Rama.
Në letrën e dërguar, një ditë pas zgjedhjeve, më 15 shkurt, Edi Rama uron Kurtin për suksesin e partisë së tij në zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Rama i uron Kurtit që lidershipi i tij të shënojë përparim në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe gjithashtu në në përballimin e sfidave transatlantike të Kosovës si dhe në dialogun e bashkëpunimin me fqinjët.
Kurti dhe Rama kishin shprehur mospajtime rreth çështjes së mini-shengenit ballkanik, çka kishte çuar edhe në ftohjen e marrëdhënieve mes dy liderëve./Reporteri.net