Letra më e bukur e divorcit, gruaja lë më “gisht në gojë” burrin

Pjesa e parë e letrës është ajo që burri i shkruan gruas së vet, ndërkohë që më poshtë keni përgjigjen e bashkëshortes, e cila do t’ju lërë padyshim pa fjalë.

“E dashur grua,

Po ta shkruaj këtë letër për të komunikuar se po të lë përfundimisht. Kam qenë një burrë i mirë për 7 vjet dhe për këtë arsye nuk kam çfarë të të vërtetoj. Këto dy javët e fundit kanë qenë një ferr i vërtetë. Shefi yt më telefonoi për të më thënë se sot nuk kishe shkuar në punë. Javën e shkuar kur u ktheve në shtëpi, as që e vura re se kisha ndryshuar modelin e flokëve, se kisha gatuar pjatën tënde të preferuar, apo se kisha ndezur qirinj në tavolinë për ta bërë atmosferën më romantike. Ti e konsumove vaktin për dy minuta dhe u largove menjëherë për të fjetur, pasi aplikove mbi fytyrë edhe produktet e tua të bukurisë. Nuk e thua më se më do, nuk dëshiron të kryejmë marrëdhënie bashkë, nuk dëshiron asgjë që të na mbajë të bashkuar si burrë e grua. Ose po më tradhton, ose nuk më dashuron më. Cilado qoftë arsyeja, unë po të lë përfundimisht.

Mos më kërko më. Unë dhe motra jote po shkojmë në një vend tjetër. Jetë të mbarë!”.

Ndërkohë që bashkëshortja i përgjigjet letrës së tij me këto fjalë:

“I dashur ish burri im:

Asgjë nuk e ka bërë më të bukur ditën time, se sa letra që më dërgove. Është e vërtet që kemi 7 vjet të martuar, dhe se ke qenë një burrë i mirë e ndryshe nga të tjerët. Unë kujdesem për produktet e mia të bukurisë, pasi tek to gjeja strehë sa herë që ti ankoheshe kur diçka nuk shkonte mirë. E vura re javën e shkuar që kishe ndryshuar modelin e flokëve, por nuk më pëlqeu dhe në vend që të komentoja diçka që nuk do të pëlqente, vendosa të qëndroja në heshtje.

E vura re edhe që kishe gatuar pjatën time të preferuar, por me siguri më kishe ngatërruar me motrën time, pasi prej 7 vjetësh nuk e konsumoj mishin. Ndërsa përsa i përket qirinjve, vura re se kushtonin 10 dollarë, po aq sa më kërkoi atë mëngjes motra ime si borxh. Pavarësisht gjithë kësaj, të doja ende dhe mendoja se mund t’i zgjidhnim gjërat bashkë. Fitova një llotari prej 10 milionë dollarësh, ndaj vendosa ta lija punën dhe bleva dy bileta udhëtimi për në Gjermani. Mendoja të nisnim andej një jetë të re, por kur u ktheva në shtëpi, nuk të gjeta më aty. Gjithçka ndodh për një arsye. Avokati im më tha se letra që më ke shkruar, më siguron se nuk ke për të marrë asnjë qindarkë prej meje. Unë shpresoj që të jetosh jetën që përherë ke ëndërruar”.