Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani ka pranuar sot një letër nga fëmijët e qendrës “Autizimi flet” , me rastin e 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
Në këtë letër të cilën Osmani e ka ndarë me publikun mes urimeve për 8 mars, shkruan “Ne jemi të sigurt që ju mendoni edhe për neve dhe mirëqenien tonë, andaj kërkojmë që të vazhdoni edhe më tutje me përkrahje edhe më të fuqishme”
Më tej fëmijët kanë kërkuar përkrahje të vazhdueshme nga Osmani por edhe nga të gjithë politikbërsit që ata të kenë një jetë më të lehtë.
E u.d e presidentes, Vjosa Osmani ka shkruar se derisa kjo shoqëri të jetë e hapur për të gjithë, derisa të gjithë të jemi të barabartë, deri atëherë s’mund dhe nuk guxojmë ta ndalim hapin që e kemi nisur, por të kujdesemi që tutje ta përshpejtojmë atë.