Letonia i jep Ukrainës vetura të sekuestruara nga shoferët që kapen në gjendje të dehur

Këtë vit, Letonia i dhuroi Ukrainës më shumë se 270 automjete të konfiskuara nga shoferët që drejtonin nën ndikimin e alkoolit.

Vlera totale e automjeteve është gati një milion euro, është bërë e ditur sot.

Në shkurt, parlamenti letonez vendosi t’i japë falas Ukrainës automjetet e sekuestruara.

Për shkak të sulmeve ajrore dhe luftimeve ruse, shumë automjete civile në Ukrainë janë dëmtuar ose shkatërruar.