Letër e hapur nga Grupi i Kumanovës

Kërkesë publike drejtuar
Presidentes se Kosoves,znj Vjosa Osmani,
Kryeministrit te Kosoves ,z Albin Kurti,
Ministres se Puneve te Jashtme,znj Donika Gervalla,
Ministrit te Puneve te Brendshme, z Xhelal Sfeçla-

Ne, bashkeluftetaret e Enver Hoxha Klein, kerkojme me kembngulje pergjigje adekuate ne lidhje me refuzimin e Shtetesise se Kosovës per Enverin.
Enveri eshte Invalid i Luftes së Ushtrisë Çlirimtare, gjegjësisht Luftetar I brigades 138 Agim Ramadani.
Enveri u plagos rëndë ne Betejen e Koshares.

Enveri i la te gjitha miresite qe i kishte ne Gjermani dhe u rreshtua ne radhet e Ushtrise Çlirimtare te Kosoves,ndersa ju qe sot i gezoni postet ne Ministri te Jashtme dhe Ministri te Brendshme,pa e marr ne konsiderate kontributin vetmohues te Enverit,ia refuzuat shtetësinë,e cila i takon per Kontributin e dhene si Çlirimtar,por i takon edhe permes natyralizimit, sepse babai i Enverit eshte nga Ferizaji ,dhe shtetësia i takon ligjerisht.
Enveri gjithashtu ka jetuar se bashku me familjen ne Kosove dhe ka vijuar mesimet ne gjuhen shqipe, nga viti 1982-1991.

Kemi nje pyetje publike per institucionet relevante;
Si ka mundesi qe znj Donika Gervalla te vijë nga Gjermania,me shtetësi gjermane dhe ta gezoj edhe shtetësinë e Kosoves ku dhe drejton Ministrine e Puneve te Jashtme(gje per te cilen nuk kemi asgje kunder,por vetem donim ta ceknim si shembull.Për znj Donika kemi respekt ,sepse eshte e bija e Heroit te Kombit Jusuf Gervalla),ndersa Enveri ,i cili i dha çlirimit te Kosoves gjithçka, te mos e gëzojë te drejten e shtetësisë?

Znj Gervalla,nga Ministria qe ju e drejtoni,permes perfaqesuesit te Ambasades se Kosoves ne Shkup,Enverit i eshte kumtuar lajmi gojarisht nga nje perfaqesues se i është refuzuar shtetësia e Kosoves.
Nga Ambasada e Kosoves akoma nuk i ka arritur ndonje leter zyrtare qe shtetesia i eshte refuzuar.
Ne,znj Gervalla kerkojme nga ju dhe nga te gjitha institucionet perkatese qe ta rishqyrtoni edhe nje here kerkesen e Enver Hoxhaj Klein dhe sa me shpejt te jetë e mundur te na e ktheni nje pergjigje pozitive dhe Enveri te gezoj Shtetesine e Kosoves ,per te cilen ka derdhur djerse dhe gjak.

Ne te kunderten,nese Enverit i refuzohet shtetësia,te gjithe ne bashkeluftetaret e Enverit do te refuzojme çfaredo marreveshje ekstradimi dhe do te qendrojme se bashku me Enverin dhe ne krahun e Enverit.
Ne,te gjithe duam qe Enveri te vije se bashku me ne në Kosoven tone te dashur.