Gjykata Penale Shkup njofton se pas marrjes së kërkesës nga prokurori kompetent, që Muhamed Zekirit t’i shqiptohet paraburgim, ka kërkuar që i njëjti të sillet në Gjykatë me polici, transmeton TV21.
“Pas pranimit të propozimit, në afatin e paraparë ligjor, gjykatësi i procedurës paraprake, në përputhje me dispozitat e Kodit Penal ka dhënë urdhër deri te Stacioni Policor kompetent për të sjellë të të dyshuarin në adresën e vetme të potencuar në propozim. Pasi i dyshuari të dalë para gjykatësit dhe të deklarohet në raport me propozimin e prokurorit publik, do të përgatitet vendim për të cilin palët dhe publiku do të njoftohen me kohë”, qëndron mes tjerash në njoftimin e Gjykatës.