Lëshohet në përdorim hapësira për repartin Gjinekologjik, Obstetrik dhe Internistik në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar

Sot në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar u lëshua në përdorim hapësira për Repartin e Gjinekologjisë dhe obstetrikës si dhe Repartin Internistik – Njësia intensive koronare. Këtë e ka bërë të ditur Faton Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ahmeti bashkë me kolegë nga pushteti qëndrorë, me udhëheqësinë e spitalit dhe stafin përuruan ambientet e reja me standarde bashkëkohore. “Sot të gjithë bashkë, dëshmuam se pavarësisht sfidave dhe peripetive pandemike dhe ekonomike, mund t’ia dalim për të realizuar projekte dhe modernizojmë edhe më tej shërbimet shëndetësore për qytetarët tonë,” shtoi Ahmeti më tutje.
Postimi i plotë i Ahmetit: