Lëshohet në funksion spitali i njësisë infektive në Shtip

Reparti për sëmundje infektive në Shtip nga dje është vënë sërish në funksion, të gjithë pacientët e infektuar me koronavirus nga spitali modular janë transferuar në objektin i cili prej disa muajsh është rikonstruktuar me paratë evropiane.

Drejtori i Spitalit Klinik-Shtip, Alen Gjeorgjiev për AIM-në thotë se objekti i akomodon pacientët në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa Reparti i lëkurës mbetet për pranimin e pacientëve të stabilizuar dhe që janë gati të largohen për trajtim shtëpiak.
Në Repartin Infektiv u ndërruan dritaret, më pas godina ka një fasadë të re, si dhe një furnizim qendror me oksigjen për çdo shtrat spitalor dhe një sistem i ri zjarrfikës në godinë.

Kryetarja e Qendrës Covid në Shtip, Diana Gajadrixhksa-Shishkova thotë se për momentin në Infektiv janë 44 pacientë, më i riu është 35 vjeç, ndërsa 33 pacientë janë në mbështetje të oksigjenit. Shtatë pacientë janë shtruar në Repartin e Lëkurës, vetëm dje kanë pranuar dhjetë pacientë të rinj dhe një është shëruar.