Leotrim Zejnulla zgjidhet këngëtari më i mirë me çmimin “Naim Latifi”

Artisti i njohur nga Tetova, Leotrim Zejnulla, është zgjedhur këngëtari më i mirë përmes 15 Asambleve me çmimin special “Naim Latifi”, që e ndau Festivali Ballkanik Kumanovë.
Ai përmes një shkrimi në FB ka falenderuar në veçanti edhe SHKASH”Xheladin Zeqiri”-Tetovë për mundësitë për të shfaqur artin dhe talentin.

“Faleminderit Festivali Ballkanik Kumanovë, ku përmes 15 Ansambleve u zgjodha këngëtari më i mirë me çmimin “Naim Latifi”.
Njëkohësisht Falenderoj SHKASH”Xheladin Zeqiri”-Tetovë që na jep mundësi të shfaqim talentin tonë dhe kënaqësine për të prezentuar në menyrën më të mirë të mundshme Tetovën tonë”, ka shkruar Zejnulla në FB./Pa Censurë