Leonora Jakupi reagon ndaj taksës në ‘Rruga e Kombit’

Vendimi i qeverisë shqiptare për taksën tek “Rruga e Kombit”, ku qytetarët kosovarë janë të detyruar të paguajnë 10 euro për çdo hyrje-dalje në Shqipëri, ka sjellë shpesh pakënaqësi nga qytetarët, por edhe reagime nga personazhe të njohur.

Së fundmi, këngëtarja Leonora Jakupi ka reaguar në llogarinë e saj sociale në Instagram, ku duket e pakënaqur. Për të 10 euro janë shumë:
Edhe politikë kosovarë kanë patur kritika për taksën, ndërsa kryeministri Edi Rama është i vendosur që ajo të mos hiqet.