Leo Messi (36) ka një vit që luan në SHBA me Inter Miami. Megjithatë, MLS nuk është një ligë si ato më të fortat në të cilat luante argjentinasi kur ishte në kulmin e karrierës së tij. Në intervistën e fundit, ai zbuloi se ende ndjek me kujdes atë që ndodh në Evropë.
Legjendari argjentinas u bashkua me përgatitjet e kombëtares së tij në Miami para fillimit të edicionit të ri të Copa America, kuargjentinezët mbrojnë titullin. Fjalët e tij do të befasojnë në mënyrë të pakëndshme shumë tifozë të klubit katalanas.
– Real Madrid është klubi më i mirë në botë dhe fituesi aktual i Ligës së Kampionëve. Nëse shikojmë vetëm rezultatet, atëherë Real pa dyshim është më i miri. Megjithatë, nëse shikojmë nivelin dhe cilësinë e lojës, atëherë për mua Manchester City është më i miri – deklaroi Messi.
Në kombëtaren argjentinase duket se mbizotëron një atmosferë shumë e mirë, kështu që legjenda ishte në humor për shaka.
– Si quhet grupi ku shkëmbejmë mesazhe? Nuk më kujtohet, prit të shoh. Ah po, emri i grupit është “kampionët e botës”. Paredes e krijoi dhe ai është admini i grupit – deklaroi Messi.