Lëndohet rëndë një punëtor gjatë kryerjes së punimeve të “Koridorit 8”, arrestohet një person nga Turqija


Në datën 22.06.2024, në orën 13:05, në DPB Gostivar nga Qendra Mjekësore Gostivar u raportua se R.N. (29) nga Balin Dolli në Gostivar ishte sjellë me lëndime të rënda trupore. Sipas raportit, ai i ka marrë këto lëndime gjatë kryerjes së punimeve ndërtimore në autostradën e re Gostivar – Kërçovë e “Korridorit 8”. Lidhur me këtë ngjarje, A.M. (31) nga Republika e Turqisë u privua nga liria me qëndrim të përkohshëm në Gostivar. Një ekip i DPB Gostivarit bëri një ekspertim në vendin e ngjarjes dhe Inspektorati i Punës u informua për ngjarjen. Po ndërmerren masa për sqarimin e rastit.