Lëndohet rëndë në Shkup një punëtor ndërtimi nga Turqija

Me datë 11.03.2024 në ora 10:20 në SPB Shkup, nga Qendra e Klinikave “Nënë Tereza” është raportuar se me lëndime të rënda fizike tek ta është sjellë H.U.(50) nga Republika e Turqisë. Sipas njoftimit, lëndimet i ka pësuar gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në një objekt në ndërtim në zonën e Qendrës. Për incidentin është njoftuar inspektori i punës, ndërsa kontroll është kryer nga ekipi i SPB Shkup.