Lëndohet balerina shqiptare teksa performon në skenë (VIDEO)


Emisioni i vallëzimit “Just Dance” ka nisur me edicionin e ri, por që gjërat në këtë emision nuk shkuan edhe aq mirë. Një nga balerinat konkurrente u lëndua gjatë performancës së saj në skenë. Në momentin e rastit, njëri prej anëtarëve të jurisë ka bërë me shenjë që të sillet ndihmë për konkurrenten, madje edhe emisioni është ndërprerë për disa çaste, por që momenti i rrëzimit është bërë viral nëpër rrjete sociale.

Moderatorja e këtij programi, Nevina Shtylla ka njoftuar se konkurrentja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po merr ndihmën e duhur mjekësore, teksa ambulanca e ka shoqëruar për të marrë trajtimet e duhura.

“Ka ndodhur një incident edhe me Danjën e cila duhet të jetë duke marrë ndihmën e parë, ka ardhur edhe ambulance për ta asistuar. Janë incidente që ndodhin herë pas here”, tha ajo. Sakaq anëtarët e jurisë janë prekur nga kjo ngjarje dhe Graciano Tagani është shprehur se ndihet shumë keq për gjithçka ka ndodhur.
“Realisht jam shumë i prekur… Nuk e di…. Nuk dua…”, tha ai.
VIDEO