Lëndohen rëndë dy persona në Galiçnik, u rrëzuan nga motori me 4 rrota

Më 01.05.2024 në orën 15.00 në SPB-Tetovë është raportuar se në një rrugë pyjore në zonën e fshatit Galiçnik, në një vend të quajtur,,Ndalimi i Epërm”, një motor me katër rrota me shenjat e regjistrimit të Shkupit të drejtuar nga B.L.(22) nga Shkupi, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Në aksident lëndime të rënda trupore, ka pësuar pasagjerja A.C.(23) nga Shkupi, ndërsa shoferi ka pësuar lëndime trupore të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm ,,8-shtatori” në Shkup. Inspektimin në vendin e aksidentit eka kryer ekipi nga DPB-Gostivar.