Dy kumanovarë jane lenduar rende, ne momentin kur motori ishte rrotulluar dhe kishte dal nga rruga magjistrale Gostivar-Strazhë.
“Me daten 24.08.2024 rreth ores 10.00, ne stacionin policor te Gostivarit, eshte njoftuar per aksident trafiku ne rrugen magjistrale Gostivar-Strazhë ne afersi te ‘Novo Sello’, respektivisht per rrokullisjen e motorit te tipit ‘Suzuki” me targa te Kumanoves i drejtuar nga personi me iniciale S.S. (30) dhe bashkëudhëtarja M.T. (23), që të dy nga Kumanova.
Nga Ministria e Puneve te Brendshme (MPB) bejne me dije se te dy personat ne fjale kane marre lendime te renda, që janë konstatuar nga Spitali i pergjithshem ne Gostivar. Ekipi kompetent menjehere ka dal ne vendin e ngjarjes me ç’rast i kane bere ekspertizat e nevojshme, konform dispozitave ligjore.