Dy shtetas të Maqedonisë janë lënduar në një aksident trafiku që sot paradite ka ndodhur në afërsi të qytetit Librazhd të Shqipërisë.
Në aksident janë lënduar edhe tre persona të tjerë, shtetas të Shqipërisë.
Në aksidentin që ka ndodhur në aksin rrugor Librazhdë – Elbasan, janë lënduar shtetas të Maqedonisë XH.H dhe L.H nga Shkupi, Z.K dhe A.K nga Librazhdi dhe S.D nga Tirana ndërkaq N.B ka kaluar pa lëndime, Për fat të mirë të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë, qëndron në kumtesën e policisë.
Sipas mediave, supozohet se arsye për aksidentin është rruga e lagësht dhe shpejtësia e papërshtatshme e lëvizjes.