Lëndohen dhjetë persona, 26 të zhdukur në rrëshqitjen e tokës në Norvegji


Dhjetë persona janë lënduar, prej të cilëve njëri është një gjendje kritike, derisa 26 konsiderohen të zhdukur pasi rrëshqitja e tokës në pjesën jugore të Norvegjisë mori më shumë se dhjetë ndërtesa në orët e hershme të mëngjesit.
Rrëshqitja e tokës e goditi pjesën banuese të Komunës Jerdrum, rreth 30 kilometra në veri të Oslos.

Të zhdukurit janë nga rajoni më i goditur nga rrëshqitja e tokës, por ende nuk dihet nëse janë bllokuar në shtëpitë e tyre, nëse kanë mundur me kohë të largohen, apo të evakuohen, kumtoi policia.
Shefi i policisë tha se rajoni ende është i paqëndrueshëm dhe se mund të arrihet vetëm me helikopter, ndërsa kryetari i komunës theksoi se rreth 500 persona janë evakuuar.
“Kjo duhej të jetë një fundjavë e qetë e vitit të ri, ku njerëzit më tepër duhej të shqetësohen për shkak të Kovid-19, e jo për të zhdukurit në rrëshqitjen e tokës”, deklaroi kryeministrja norvegjeze Erna Solberg